Mauro Icardi pretendon se Paris Saint-Germain është ekipi më i mirë në të cilin ka luajtur ndonjëherë, pas dy golave që i shënoi të dielën në fitoren e parisienëve kundër Marseille.
Icardi i ndihmoi kampionit francez ta mundë 4:0 Marseillen të dielën mbrëma dhe ta rrisë në tetë pikë epërsinë në krye të Ligë 1, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi argjentinas i ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje për PSG-në në ligë.

“Jam i lumtur për golat dhe për fitoren sonte”, tha Icardi për Canal +.
“Unë kam luajtur me kampionë të mëdhenj, por ky ekip i PSG-së është më i miri për të cilin kam luajtur. Ndihem mirë dhe mund të shënoj gola”, shtoi ai.
Icardi është i huazuar nga Interi në PSG deri në fund të edicionit aktual, por klubi francez e ka mundësinë për ta blerë argjentinasin në përfundim të sezonit për një shumë prej 70 milionë eurove sipas marrëveshjes së huazimit mes palëve. /Gazeta Express/


