Icardi: Dua ta mundim Juven, po punojmë drejt rinovimit

PUBLIKUAR

Mauro Icardi ka folur pas fitores ndaj Pescaras, të cilën Interi e fitoi me rezultat 2-1.

Përveç që është shprehur i lumtur për dy golat, argjentinasi ka thënë se tani dëshiron një fitore ndaj Juventusit në javën tjetër, ndërsa ka zbuluar se është duke u punuar rreth rinovimit të tij.

“Juve është Juve, një skuadër që duhet mundur pasi këto vite ka fituar Scudeton dhe janë përforcuar me lojtarë të mirë. Të shohim se si do shkojë, por unë dua gjithmonë të fitoj”, ka thënë Icardi për takimin ndajJuventusit.

“Rinovimi? Kam folur me klubin, po sistemojmë gjithçka, jam i qetë”, ka shtuar për fund.

Ky ishte goli i tretë i Icardit këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...