Icardi do të qëndrojë në PSG, zbulohet paga që po ia ofron gjiganti i Ligue 1

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Paris Saint-Germaini raportohet se është në fazat përfundimtare të negociatave me Interin lidhur me transferimin në formë permanente të të huazuarit Muaro Icardit, i cili pritet t’i fitojë deri në dhjetë milionë euro në vit në Paris.

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, raportohet sipas mediumeve italiane se ia ka ofruar Interit 55 milionë euro plus bonuse për ta blerë sulmuesin argjentinas, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, Interi po kërkon 60 milionë euro pa bonuset e përfshira, pasi që dëshiron të sigurojë sa më shumë para që t’i shtojë në buxhetin e vet për transferime këtë verë, ndërkohë që ish-kapiteni i zikaltërve thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me francezët.

Paris Saint-Germaini thuhet se ka ofertë për kontratë katërvjeçare për golashënuesin, i cili ka kontribuar me 20 gola në 31 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat për kryeqytetasit francezë gjatë këtij sezoni.

Mediumet italiane pretendojnë se argjentinasi do të paguhet dhjetë milionë euro në vit në Parc des Princes, ndërsa dy palët janë tentuar t’i qartësojnë edhe detajet e fundit në mënyrë që transferimi të finalizohet deri më 31 maj.

Icardi kishte qenë i përfolur edhe për një kthim potencial në Serie A, shkaku i interesimit të kampionit në fuqi Juventusit për të dhe anasjelltas gjatë muajve të fundit. Mirëpo, tani ai duhet se do të qëndrojë në Francë edhe pas këtij sezoni

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...