“Icardi do të qëndrojë në Inter”

PUBLIKUAR

Ausilio ka konfirmuar se Icardi nuk do të largohet nga “San Siro”.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka mohuar se sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, mund të largohet nga Italia këtë verë. Ai do të udhëheqë skuadrën në Ligën e kampionëve, pas plot gjashtë vjetëve.

Interi siguroi kthimin në garën më të madhe për klube në ndeshjen e fundit në Serie A, duke e mposhtur 3-2 rivalin direkt, Lazion.

“Icardi nuk do të largohet, absolutisht jo”, u shpreh ai, kur u pyet për një transferim të mundshëm në Gjermani, pasi shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit te Bayern Munichu. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...