Ibrahimovic: Unë nuk besoj në Zot, besoj në veten

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se nuk beson në Zot e as në jetën pas vdekjes.

Sulmuesi i Milanit Ibrahimovic thotë se ndihet suedez, megjithëse babai i tij është boshnjak, ndërsa nëna kroate, raporton Gazeta Express.

Në një intervistë me gazetën italiane Corriere della Sera, 40-vjeçari për shumë gjëra dhe për jetën e vet personale.

I pyetur nëse beson në Zot dhe në jetën pas vdekjes, Ibra tha: “Jo, unë besoj vetëm në veten.”

“Kjo është jeta, kur vdes je i vdekur. Nuk e di nëse dua të më bëhet varrimi apo varri, në mënyrë që ata që më duan të mos vuajnë”, shtoi ai.

Ibrahimovic ishte lindur në Bosnjë dhe kishte ikur në Suedi si fëmijë bashkë me prindërit për shkak të luftës së viteve 90-ta.

“Unë jam suedez, por edhe brumë i përzier: Nëna ime është kroate dhe katolike, babai im është boshnjak dhe mysliman”, tregoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...