Ibrahimovic mund të mbetet në Milan

PUBLIKUAR

Sulmuesi suedez ka kontratë me “Rossoneri” deri në fund të këtij sezoni, por ai mund të qëndrojë në “San Siro” edhe një vit tjetër

Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë në Milan edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

38 vjeçari kishte nënshkruar me “Rossoneri” për gjashtë muaj, me mundësi të vazhdimit të kontratës për një vit tjetër.

Ibrahimovic i ka realizuar katër gola në 10 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Kuqezinjtë, të cilëve u ishte bashkuar në muajin janar pasi e mbylli eksperiencën në Los Angeles Galaxy.

Kohëve të fundit spekulohej për një largim të mundshëm nga “San Siro” të veteranit të sulmit.

E gjithë kjo pas ndryshimeve që janë bërë kohëve të fundit në kryesinë e Milanit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...