Ibrahimovic mund të mbetet në Amerikë

PUBLIKUAR

Drejtuesit e klubit amerikan janë duke bërë përpjekje që ta bindin suedezin të qëndrojë në SHBA

Zlatan Ibrahimovic mund ta vazhdojë karrierën në Los Angeles Galaxy., shkruan Gazeta Express.

Kontrata e sulmuesit suedez me klubin amerikan do të përfundojë shumë shpejt dhe 38 vjeçari është bërë objektiv i klubeve evropiane.

Sidoqoftë, menaxheri i përgjithshëm i LA Galaxy, Dennis te Kloese pret që në ditët në vazhdim t’i nisë bisedimet me Ibrahimovicin për ta zbardhur të ardhmen e tij.

Zyrtari i lartë i klubit amerikan shpreson që ta bindë ish-përfaqësuesin suedez të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, interesim për Ibrën kanë shfaqur ekipet e njohura si Atletico Madridi në Spanjë dhe Napoli, Bologna e Interi në Itali.

Ish-futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit megjithatë duket i vendosur për t’u rikthyer në Kontinentin e Vjetër.

Ibrahimovic ka qenë i papërmbajtshëm që kur lëvizi drejt Los Angelesit nga Manchester Unitedi në vitin 2018.

Ai ia ka realizuar 53 gola në dy sezone për LA Galaxy. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...