Ibrahimovic: Milani më premtoi…

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar në autobiografinë e tij se ishte ndier i tradhtuar nga Milani, pasi klubi kuqezi e kishte shitur në Paris Saint-Germain, duke thënë se drejtuesit i kishin premtuar se nuk ishte në shitje.

Tani raportohet se 37-vjeçari suedez është buzë kthimit në “San Siro”, ku luajti mes viteve 2010-12. Ai shpesh herë e ka cekur se nuk ka dashur asnjëherë të largohej nga Milani, transmeton Gazeta Express.

Ai ka zbuluar detaje në librin e tij të ri “Unë jam futbolli”, dhe Gazzetta dello Sport e ka publikuar një fragment në lidhje me largimin e tij nga Milani.

“Galliani më tha: mos u brengos Zlatan, nuk do të të shesim. Disa javë më vonë isha në shtëpinë time në Vaxholm, kisha dalë për të rrëshqitur me ski dhe kur u ktheva pashë që i kisha pesë thirrje të humbura nga Mino [Raiola, agjenti i tij]”, tha Ibra.

“’Ok, Leonardo do të të telefonojë’, më tha Mino. Leonardo? Cili Leonardo? Pastaj m’u kujtua se po fliste për Leonardon, drejtorin sportiv të PSG-së. I thashë Minos: ‘Nuk do t’i përgjigjem telefonatës së tij, sepse Galliani ma ka konfirmuar se nuk më shet’. Pastaj Mino më tha thjesht: ‘E di, ama tashmë të kanë shitur’”.

“Kur fola me Minon atë verë, i thashë se do t’ia vështirësoja punën PSG-së. Doja ta mbaja pagën time në Milan dhe doja që ata të më thoshin: ‘njeri, je duke e tepruar, po kërkon shumë’. Doja ta përdorja këtë për ta bërë PSG-së të heqë dorë nga unë. Prandaj, i thashë Minos të shkruante çdo kërkesë timen. Ai m’i listoi të gjitha kërkesat dhe kur mbarova i thashë Helenës [gruas së tij] se nuk do ta pranonin kurrë, se ishte e pamundur”, shtoi Ibra.

“Por, vetëm 20 minuta më vonë, Mino më telefoni dhe më tha: ‘gjithçka qe ke kërkuar, të është plotësuar’. Pas këtij momenti nuk kishte më kthim mbrapa. I thashë: ‘OK, përgatit gjithçka. Jam njeri i fjalës, kur them se do të bëj diçka e bëj”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...