Ibrahimovic, Mbappes: “Për t’u bërë lojtari më i mirë, ai duhet të shijojë gjakun, të ecë në zjarr”

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i ka dhënë disa këshilla sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, rrugën që ai duhet të ndjekë për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Sipas suedezit, Kylian Mbappe, duhet të përmirësojë lojën e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Këtë sezon, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka  realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat, përfshirë finalen e UEFA Nations League, kur shënoi golin e fitores për Francën.

Mbappe, 22 vjeç, gjithashtu është nominuar për Topin e Artë të vitit 2021, por Ibrahimovic beson se ai duhet ende të përmirësohet.

“Unë e dua Mbappe, por ai nuk po bën mjaftueshëm”, tha Ibrahimovic për Telefoot.

“Ai mund të bëhet kaq i mirë nëse mëson të lëndojë veten. Ai duhet të shijojë gjakun, të ecë në zjarr”.

“Rrethoni veten me njerëz që ju thonë se nuk jeni mjaftueshëm i mirë dhe do të bëheni më të mirët”, përfundoi Ibra.

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...