Ibrahimovic: Kjo është skuadra më e madhe ku kam luajtur

PUBLIKUAR

Nuk është konfirmuar ende, por Milani duket se do ta ketë fatin ta ketë në skuadër për edicionin e ri sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic.

Suedezo-boshnjaku do të largohet në fund të stinorit nga Paris Saint Germain si lojtarë i lirë ndërsa ka mundësi të zgjedhë klubin e ardhshëm.

Në një prononcim për mediat franceze, Ibra ka bërë një deklarat ku pothuajse ka zbuluar të ardhmen e tij, duke folur shumë për gjigantin italian Milan.

“Milani është klubi më i madh me të cilin kam luajtur dhe që nuk kam dashur të largohem kurrë. Kur u largova nga Milani nuk ishte zgjedhja ime, sepse unë nuk doja të largohesha. Unë e dua Milanin”.

“Largimi im nga Milani i përket së shkuarës, tani të shohim se çfarë do të ndodhë. Një rikthim? Asnjëherë nuk i dihet, por gjërat bëhen dalëngadalë”, ka thënë Ibrahimovic.

Pas kësaj deklarate të tij, mediat e huaja kanë shkruar se klubi i radhës për 34-vjeçarin do të jetë Milani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...