“Ibrahimovic ka faj për formën e tmerrshme të Lukakut”

PUBLIKUAR

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovicit nga lëndimi është arsyeja pse Romelu Lukaku është në formë kaq të dobët para portës kohëve të fundit, sipas ish-mbrojtësit të Manchester United, Rio Ferdinand.

Pasi dështoi të shënojë gol në fitoren 4-2 të United ndaj Watfordit të martën mbrëma, Lukaku tani ka 10 ndeshje pa shënuar gol në të gjitha garat, transmeton Express.

Duke folur për BT Sport, Rio ka thënë se duke ditur se Ibrahimovic është duke pritur në bankën e rezervistëve për ta zëvendësuar atë, presioni në 24-vjeçarin shtohet tej mase.

“Ai do të dalë nga kjo situatë. Mendoj, mbase Ibrahimovic është problemi më i madh për të. Mentalisht, ta kesh në bankë një sulmues të madh që dëshiron të luajë, të bën presion dhe disa lojtarë nganjëherë e kanë vështirë ta përballojnë”, ka thënë Ferdinand. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...