Ibrahimovic: Ishte gabim i madh të më krahasoni me Velan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se vendimi i medieve për ta krahasuar atë me yllin e LAFC, Carlos Velan, ishte një gabim i madh, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në derbin e LA, ku shënoi het-trik.

Kur Zlatan Ibrahimovic tha këtë javë se ai është, pa asnjë dyshim, lojtari më i mirë në Major League Soccer dhe askush nuk i afrohet atij, edhe pse Carlos Vela është duke e kaluar sezonin më të mirë në histori të ligës, shumë tifozë i kërkuan suedezit ta dëshmojë këtë gjë,

Por, Ibrahimovic e ka dëshmuar se ka të drejtë ta lavdërojë vetën, duke e shënuar një het-trik për LA Galaxy në fitoren e rëndësishme me rezultat 3:2 kundër Los Angeles FC të Carlos Velas, të premten, transmeton Gazeta Express.

LAFC nuk e kishte lejuar asnjë kundërshtar t’ia shënonte më shumë sesa dy gola gjatë këtij sezoni, duke e mbajtur rekordin për mbrojtjen më të mirë në ligë, me vetëm 17 gola të pranuar në 20 ndeshje.

Por, Ibrahimovici ua theu këtë rekord rivalëve të tij të ligës. Ai ishte në formë të jashtëzakonshme dhe ua dhuroi bashkëlojtarëve të tij tri pikët e ndeshjes me tri golat e shënuara, në minutën e tetë, 56-të dhe 70-të.

“Kam shumë respekt për Velan. Ai është një lojtar i mirë, Por, ju e bëtë një gabim: ju e krahasuat atë me mua. Ky ishte gabimi i juaj i madh”, u shpreh Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Unë kam besim në vete. Njerëzit e quajnë këtë arrogancë, unë e quaj vetëbesim. Njerëzit injorantë e quajnë arrogantë, njerëzit inteligjentë e quajnë vetëbesim”.

Kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën e LA Galaxy jo vetëm pasi që erdhi kundër rivalit të qytetit, por pasi që këto tri pikë mund t’u ndihmojnë atyre të dalin nga një ecuri e dobët, gjatë së cilës i humbën shtatë nga 11 ndeshjet e fundit.

Megjithatë, disfata e së premtes nuk e ndryshon pozitën e LAFC si favorit për ta fituar titullin e Major League Soccer këtë sezon, por mund t’i ndihmojë Ibrahimovicit në tentimin për ta fituar çmimin për lojtarin më të mirë të MLS. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...