Ibrahimovic i bashkohet në stërvitje Unitedit (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic ka kompletuar stërvitjen e parë si lojtar i Manchester Unitedit

Një ndër transferimet më të mëdha të kësaj vere, Zlatan Ibrahimovic, i cili iu bashkua Manchester Unitedit si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, gjatë ditës së sotme ka kryer stërvitjen e parë me ‘Djajtë e Kuq’.

34 vjeçari tashmë është vënë nën urdhëratë e trajnerit, Jose Mourinho. Suedezi mund të debutojë me Unitedin të shtunën kur të përballen me Galatasarayn në Gothenburg.

Ibrahimovic është parë duke qeshur dhe bërë shaka me bashkëlojtarët e tij në stërvitjen e parë me anglezët, ku pritet të shkëlqejë me fanellën e Unitedit sezonin që po vjen. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...