Ibrahimovic: “Goli i Ronaldos më i bukur se i imi”

PUBLIKUAR

Ibrahimovic ka folur sërish për golin e Ronaldos, duke e vlerësuar për realizimin – sidomos për shkak të rëndësisë së garës që shënoi, Champions League.

Zlatan Ibrahimovic debutoi në MLS me një gol shumë të bukur javën e kaluar, por nuk ka dyshim se ai i Cristiano Ronaldos është më ndryshe.

Kurse ditë më parë, ish-lojtari i shumë klubeve evropiane, tha për golin e CR7 se “duhet të provojë të shënojë me gërshërë nga 40 metra”, diçka që e kishte bërë suedezi në miqësoren kundër Anglisë.

“Mendoj se është diferencë e madhe sepse ai shënoi në Ligën e Kampionëve, kurse unë në MLS, kështu që është diferencë e madhe”, u shpreh Ibrahimovic, raporton Goal.

“Goli është gol, nëse mund ta ndihmoni ekipin duke shënuar gol është shumë e rëndësishme, s’ka rëndësi se si e shënon. Por, kur shënoni gol të bukur, është më mirë le të themi, është fantastike, ndiheni shumë më mirë”, shtoi Ibra. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...