“Ibrahimovic është Superman”

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka thënë fjalët më të mira për sulmuesin e tij, Zlatan Ibrahimovic.

Trajneri i Manchester Unitedit e ka cilësuar suedezin si një ‘Superman’, pasi ka ardhur në fund të karrierës në kampionatin më të fortë dhe po jep paraqitje fantastike, edhe pse i ka 35 vite.

“Jam shumë i kënaqur për të. Ai është lloj i lojtarit që nuk ka nevojë për të provuar ndonjë gjë për të gjithë, por kur ai vendos për të ardhur në Angli në periudhën e fundit të karrierës së tij, në kampionatin më të vështirë, unë mendoj se ai tregoi se është një ‘Superman’ në mentalitetin e tij”, ka thënë Mourinho për BBC Sport.

“Ajo që ai po bën është fantastike. Në moshën 35-vjeçare, unë mendoj se është një ëndërr për çdo sulmues të moshës 25-vjeçare për të arritur në Ligën Premier dhe të impresionoj sikurse që ai po bën”, përcjell Telegrafi.

“Unë kam nevojë për t’i dhënë atij një pushim dhe tani kemi një javë, ne nuk kemi një ndeshje pas 48 orësh”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...