“Ibrahimovic është më i mirë se Ronaldo dhe Messi”

PUBLIKUAR

Agjenti i sulmuesit suedez, Mino Raiola, ka thënë se klienti i tij është lojtar më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ibrahimovic nuk arriti të hyjë në top treshen e lojtarëve që kandiduan për Topin e Artë, por ai ka vazhduar me paraqitjet e tij të mira duke shënuar 18 gola në 25 ndeshje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon.

Në një intervistë të gjerë për Telefoot, përfaqësuesi i tij foli për të ardhmen e 33-vjeçarit, duke theksuar se nuk do të ketë lojtar tjetër si ai.

“Një Zlatan i ri? Ai nuk do të ekzistojë kurrë. Ibra është më i fortë se Ronaldo dhe Messi. Ai ka kontratë deri në vitin 2016 dhe mua nuk më pëlqen të bëj parashikime për të ardhmen e tij. Për momentin ai ka kontratë, dhe kontrata do të respektohet”, ka theksuar Raiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...