Ibrahimovic del kundër Pogbasë

PUBLIKUAR

Çështje centimetrash për Paul Pogba, i cili mund të vazhdonte të ishte një nga ata që do të godisnin faullet për Manchester United.

Shtylla “e qethur” kundër Tottenham mund t’i ketë kushtuar vendin e zv/goditësit të faulleve direkt në portë. Të paktën derisa Zlatan Ibrahimoviç të ndryshojë sërish mendje dhe t’i lejojë sërish topin, duke e falur për gabimin e bërë të dielën e kaluar. Përpara se francezi të godiste, suedezi e kishte paralajmëruar që të mos gabonte.

“I thashë se nëse nuk do të shënonte gol do të ishte faulli i fundit që e lejoja të godiste”, tha Ibrahimovic. “Ai goditi shtyllën. Nëse topi do të kishte shkuar në rrjetë do të ishte 2-0 dhe kjo do të na kishte bërë të ndiheshim më të sigurt, sepse duke menduar për ndeshjet e fundit ku kemi pësuar gol në minutat e fundit, asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Sot do të kishte qenë me të vërtetë e trishtë, nëse do të kishte ndodhur në ndeshjet e kaluara, ku kemi luajtur mirë dhe meritonim të fitonim”, shtoi Ibra.

Paul Pogba nuk arriti të shënojë nga goditja nga rreth 30 metra distancë dhe në këtë mënyrë Ibrahimovic mund të godasë sa herë të dojë faullet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...