Ibrahimovic afër këtij rekordi unik

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic është pjesë e PSG-së prej vitit 2012, ndërsa në këtë kohë ai ka shënuar hiq më pak se 107 gola.

Suedezi tashmë kërkon një rekord të ri dhe është shumë pranë tij, sepse i duhen vetëm dy gola të barazojë golashënuesin më të mirë të gjithë kohërave për klubin francez.

Bëhet fjalë për portugezin Pauleta, i cili ka shënuar 109 gola me fanellën e PSG-së.

Ibrahimovic e ka nisur ngadalë këtë sezon dhe ka pasur edhe probleme fizike, por fundjavën e shkuar shënoi një gol dhe tashmë kundër Nantes në fundjavë i duhen dy gola, për të barazuar portugezin.

Megjithatë, Ibra ka kohë të paktën deri në fund të sezonit dhe me siguri që do ta lërë pas me shumë gola Pauletan, pasi shënon me një mesatare të frikshme, thuajse një gol për ndeshje. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...