Ibrahimovic: 400 gola në ligë, 150 në Serie A

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic e shënoi golin e 400-të në ligë në fitoren e Milanit kundër Romës të dielën në Serie A.

Ibrahimovic e sfidoi moshën përsëri për ta frymëzuar Milanin me 10 futbollistë ta mposhtë Romën 2:1 të dielën, dhe ta ruajë ecurinë pa humbje në sezonin 2021/22 në Serie A.

Sulmuesi suedez, 40 vjeç, e shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shënoi Franck Kessie, në Stadiumin Olimpik për fitoren e 10 nga 11 ndeshje të Milanit në ligë, raporton Gazeta Express.

Ky ishte goli i tij i 400-të në ligë dhe erdhi pikërisht në moshën 40-vjeçare.

Nga 400 në përgjithësi që i ka shënuar në liga të ndryshme vendore, 150 prej tyre i ka realizuar në Serie A me Milanin, Interin dhe Juventusin.

Milani tani mbledh 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli, dhe do ta presë Interin në derbin e qytetit të dielën e ardhshme me një epërsi prej shtatë pikëve në tabelën e Serie A.

Roma e Jose Mourinhos, e cila e pësoi humbjen e katërt sezonale në ligë, ngel në vendin e katërt me 19 pikë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...