Ibrahimi: Të gjithë ministrat e kaluar e zëvendësuan Ekipin Menaxhues, vetëm Elbert Krasniqi jo

PUBLIKUAR

Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se Ekipi Menaxhues është dashur të shkarkohej përpara se ta çonte draft-statutin për Asociacionin në Bruksel.

Ibrahimi thotë se tashmë është e kotë të thuhet se ai ekip është shkarkuar, meqë në Bruksel drafti e mban logon e Qeverisë së Kosovës.

“Ekipi Menaxhues është dashur të shkarkohet paraprakisht. Problemi kryesor është që BE-ja po thotë që ai draft do të jetë pikë nisje e diskutimit. Sa të duash thuaj se e kam shkarkuar Ekipin”, ka thënë Ibrahimi në T7, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se Ekipi i fundit Menaxhues s’e ka zbatuar marrëveshjen e vitit 2015 që ta ketë një anëtar nga OSBE-ja dhe s’i ka dhënë përgjegjësi institucioneve të Kosovës. Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se të gjithë ministrat e Pushtetit Lokal që kanë qenë më herët e kishin zëvendësuar Ekipin Menaxhues në momentin që kishin ardhur në krye të MAPL-së, por shton se një gjë të tillë nuk e ka bërë vetëm Elbert Kransiqi.

Ai thotë se ministri Elbert Krasniqi e kishte të drejtën legjitime për të shkarkuar një ekip që s’i jepte përgjegjësi, por thotë se tashmë në Bruksel ndodhet draft-statuti problematik që do të jetë pikënisje për Asocaicionin.

“Se ka zbatu marrëveshjen 2015 ku thotë se edhe OSBE duhet të jetë pjesë e Ekipit. S’kanë dhënë as përgjegjësi. Nëse s’jep përgjegjësi, atëherë e zëvendëson, ose e shkarkon. Kështu kanë vepruar përpara. Ekipi i parë menaxhues është bërë në kohën e Sllobodan Petroviqit. Ka ardhur Maliqi e ka zëvendësuar ekipin, pas Maliqit ka ardhur Rakiqi e ka zëvendësuar ekipin. Pas Rakiqit erdhi Krasniqi, nuk e zëvendësoi ekipin. Dhe ai ekip shkoi e përfaqësoi Kosovën me atë dokument. Sepse vendimi e mban logon e Kosovës. Pika pesë shkruan që ky ekip i jep përgjegjësi ministrit të pushtetit lokal. Ka pas të drejtën legjitime për me shkarku. Kjo s’ka ndodhur dhe këtë dokument e ki si pikënisje për diskutim”, ka thënë Sazan Ibrahimi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...