Ibra tregon çfarë ka të përbashkët me Mourinhon

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic thotë se ai dhe Jose Mourinho e kanë të përbashkët mentalitetin fitues që do t’i sjellë sukses Manchester Unitedit.

Sulmuesi dhe trajneri kanë bashkëpunuar te Interi, ku në sezonin 2008/2009 e fituan titullin e Serie A, pastaj suedezi shkoi te Barcelona.

34-vjeçari e ka nisur për mrekulli aventurën te Djajtë e Kuq, teksa edhe Mourinho theu rekordin e fitoreve në fillim të sezonit.

“E kam njohur këtë trajner nga e kaluara. E di çfarë dëshiron dhe çfarë kërkon ai”.

“Ai është fitimtar dhe i tillë jam edhe unë. Do të bëj gjithçka për të fituar dhe ai e ka të njëjtin mendim”.

“Kudo që ka shkuar, ka fituar. E ka fituar Ligën e Kampionëve me Porton, gjë që nuk e kishte pritur askush”, ka deklaruar Ibrahimovic për BBC. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...