Ibra: Rrugët në rajonin e Dukagjinit, të hapura për trafik

PUBLIKUAR

Rruga magjistrale Pejë-Prishtinë dhe ato nga Peja për në komunat tjera të rëndësishme janë të hapura dhe për qarkullim edhe pas rreshjeve të borës, e cila ende po bie.

Rrugët Pejë-Gjakovë, Pejë-Mitrovicë, Pejë-Kullë-Rozhajë dhe Pejë – Rugovë poashtu janë të hapura për qarkullim.

Lajmin e ka bërë të ditur për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra.

Ibra ka apeluar tek ngasësit e automjeteve për kujdes të shtuar dhe posedim të pasijeve dimërore për automjete meqë pavarësisht gjendjes së mirë të këtyre rrugëve, bora sjell efektet dhe rrezikshmërinë e saj në trafik.

“Ne kemi shtuar edhe patrullimet e policisë në trafik dhe mund të konfirmojë se rrugët dhe magjistralet në fjalë janë duke u pastruar nga ana e nivelit qendror(ministria përkatëse). Mirëpo ngasësit duhet të kenë kujdes. Patrullimet tona veçanërisht janë shtuar në rrugën Pejë-Kullë-Rozhajë dhe Pejë – Rugovë meqë këto akse e sidomos Rugova frekunetohet më tepër në fundjavë. Nuk kemi informacione se deri më tash ka ndodhur ndonjë aksident, por edhe njëherë luten ngasësit për kujdes të shtuar në trafik”, ka deklaruar Ibra për Radio Dukagjinin.

Për gjendjen në rrugët tjera të vendit, nuk ka pasur informacione ngaqë ka qenë e pamundur marrja e një informacioni të tillë nga zyratrët për informim të policies në nivel qëndror. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...