Ibra: Nuk kam thënë se dua të shkoj te Juve

PUBLIKUAR

ibra-nuk-kam-th-euml-n-euml-se-dua-t-euml-shkoj-te-juve_hd

Sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic, ka mohuar spekulimet se ai dëshiron të rikthehet te Juventusi.

Ish-trajneri dhe mentori i Ibras kur ai ishte ende fëmijë, Stefan Hansson, tha javën e kaluar se suedezi dëshiron të rikthehet në Torino.

“Një person me emrin Stefan Hansson ka folur për mua në media. Dua të qartësoj se unë nuk e njoh personin në fjalë, kurrë nuk e kam pasur atë trajner, kurrë nuk e kam takuar, e aq më pak të flas përmes Skype”.

“Normalisht, kurrë nuk komentoj për këto të dhëna, por për shkak të deklaratave të tij kjo ka qenë përjashtim. Ndjehem i obliguar”.

“Kam gjëra më të rëndësishme në të cilat duhet të fokusohem”, ka thënë Ibra. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...