Ibra mund të transferohet te Roma

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Serie A, por jo tek ish-skuadrat e tij Milan, Inter apo Juventus.

Skuadra nga kryeqyteti italian Roma, iu është bashkangjitur garës për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit suedez.

Roma është në kërkim të një sulmuesi të madh, ndërsa Ibrahimovic mund t’i zgjidh telashet e tyre në repartin ofensivë.

Ka qenë vetë agjenti i lojtarit, Mino Raiola i cili ka lënë të hapur mundësinë që një transferim i mundshëm të realizohet.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të transferohet Ibrahimovic te Roma, Raiola iu përgjigj:

“Mund ta pyetni drejtorin sportiv të Romës, Walter Sabatini. Pyeteni atë dhe ai iu përgjigjet”, deklaroi Raiola.

Mediat italiane shkruajnë se Roma mund të godas në fazën ofensive në bashkëpunim me Raiolan për t’i transferuar në kryeqytet dyshen Ibrahimovic-Lukau, pasi të dy lojtarët kanë të njëjtin menaxher dhe po kërkohen nga verdh e kuqtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...