Ibra e dërgon Suedinë në Evropian (Video)

PUBLIKUAR

Suedia ka marrë biletën për në ‘Euro 2016’, pasi e ka eliminuar Danimarkën në ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.

Në shtëpinë e tyre, suedezët kishin fituar me rezultat 2-1, ndërsa me rezultat të barabartë (2-2) u mbyll sfida në Parken të Kopenhagës.

Zlatan Ibrahimovic ishte njeriu i mbrëmjes. Në gjysmën e parë, ai realizoi një gol pas asistimit të Kim Kallstrom (19’).

Në gjysmën e dytë, sulmuesi i PSG-së ishte fantastik me një goditje të lirë që shkoi anash murit të lojtarëve dhe u lakua për t’u kthyer në rrjet (76’).

Yussuf Poulsen e ngushtoi rezultatin (81’) pas harkimit të bukur të shqiptarit Riza Durmishi, ndërsa Jannik Vestergaard e barazoi rezultatin (90’).

Në Kampionatin Evropian është kualifikuar edhe Ukraina që e ka eliminuar Slloveninë me rezultat të përgjithshëm prej 3-1. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...