Rusia ka nisur një sulm të paprovokuar ushtarak ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se Kosova megjithatë është e rrezikuar nga Rusia në mënyrë direkte apo indirekte përmes disa skenarëve.
Vendet perëndimore kanë reaguar ashpër duke vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë, derisa në shumë vende është ngritur alarmi për sigurinë e tyre kombëtare pas agresionit ndaj Ukrainës.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, tha se Kosova është në linjën e tretë të rrezikut nga Rusia.
“Nga Rusia, në vijën e parë të rrezikut janë Moldavia, Gjeorgjia pastaj vijnë tri vendet baltike, derisa ne bashkë me Ballkanin jemi si të tretët në radhë që mund të rrezikohemi nga Rusia në mënyra të ndryshme”, deklaroi Ibishi përcjell Telegrafi.


