I vdiq vëllai, Gjykata Speciale s’ka vendim për lirimin e Nasim Haradinajt për varrim

PUBLIKUAR

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, ka vdekur të enjten. Ai është vëllai i Nasim Haradinajt, që po e vuan dënimin e marrë nga Gjykata në Hagë.

Por, nuk dihet nëse Nasim Haradinajt i është lejuar ardhja në Kosovë për ceremoninë e varrimit të së vëllait. Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë thënë Gazetës Express se deri tash nuk ka ndonjë vendim për këtë çështje.

“Përgjithësisht, sipas kornizës ligjore, Dhomat e Specializuara i lejojnë të burgosurit të bëjnë kërkesa te paneli kompetent, kur ka bazë bindëse humanitare. Paneli do të vendoste në aso lloj kërkesash. Nuk ka një paraqitje publike apo vendim i adresuar për këtë cështje”, kanë thënë nga Zyra për Media e Dhomave të Specializuara.

“Të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtrimet nga Mbrojtja dhe vendimet e gjykatësve janë të publikuara në faqe e Dhomave të Specializuara, kështu që kur të ketë ndonjë informatë tjetër në lidhje me këtë cështje do të jetë në dispozicion, nëse do të ketë një të tillë, ajo do të publikohet në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet tutje në përgjigje.

Agron Haradinaj po vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhej  në njoftimin e OVL-së.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...