I tha që do dilte të nesërmen, DJ PM tregon a u hidhërua me Dagzin pasi ai e theu premtimin

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e së premtes Dj PM dhe Dj Dagz u eliminuan nga “Big Brother VIP”, mirëpo Dagz u rikthye pasi për ta u hap një televotim.

Fillimisht, Dj Dagz nuk pranoi të futej në shtëpi pa mikun e tij, por më pas u rikthye në lojë. Megjithatë, përgjatë këtyre dy ditëve ai është parë shumë i mërzitur.

Dj PM ka qenw i ftuar nw njw emision televiziv, ku ka treguar se nuk i ka ngelur hatri me qëndrimin e Dj Dagz.

“Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. E di që është pak i mërzitur brenda. Në një farë forme nuk i rrihet pa mua Dagzit. Ka humbur busullën sepse e ka një nuancë për me nejt, që është Einxhel, po në të njëjtën kohë jam dhe unë jashtë. Unë prandaj Dagzin e dua shumë dhe e respektoj. Ne e kemi pasur të futeshim si dyshe brenda, me dalë si dyshe jashtë. Nuk më ka ngelur hatri realisht. Unë atë ditë live i thashë ‘vazhdoje lojën brenda’ dhe pse Dagzi tha se do e vazhdojw deri nesër edhe do dalë. Pastaj nuk e di çfarë nuk ka ndodhur, po e shoh që ai është i mërzitur. Kam qejf që Dagz ta shijojë këtë eksperiencë”, tha Dj PM.

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...