I shtohet konkurrenca Manajt, Pescara transferon sulmuesin e PSG-së

PUBLIKUAR

Një talent premtues dhe një i ri që entuziazmon. Elozhet e drejtuesve të Pescaras për Rey Manaj nuk kanë munguar asnjëherë, pas huazimit të sulmuesit nga Interi.

Por, në rikthimin e klubit në Serinë A pas katër sezoneve mungesë, abrucezët e kanë të qartë se në sulm nevojiten lojtarë ekspertë, për të çarë murin mbrojtës të rivalëve.

Kjo bëri që Manaj ta niste sezonin nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 64 si zëvendësues i Memushajt, në barazimin 2-2 përballë favoritëve të Napolit

Prej kohësh në kërkim të një sulmuesi, tashmë te Pescara kanë gjetur edhe përforcimin në repartin ofensivë. Bëhet fjalë për francezin Jean-Christophe Bahebeck, i cili transferohet në stadiumin “Adriatico” në formë huazimi nga Paris Saint Germain.

Vizitat mjekësore dhe firma në kontratë janë një formalitet për afrimin e 23-vjeçarit, që është konfirmuar edhe nga presidenti Sebastiani dhe trajneri Massimo Oddo, transmeton SuperSport.

Bahebeck është një sulmues krahu, që mund të luajë si në të djathtë, ashtu edhe në krahun e majtë, ndërsa gjatë sezonit të kaluar, kampionët e Francës e huazuan te St’Etienne, ku në 16 ndeshje realizoi tre gola.

CqiDGBcWgAAMD6o

Afrimi i lojtarit në pronësi të Paris Saint Germain bën që në sulmin e Pescara-s të rritet konkurenca për një vend në formacion.

Rey Manaj ka një rival më shumë në repartin ofensivë, aty ku për më tepër trajneri Oddo preferon të luajë vetëm me një lojtar, ku si titullar përballë Napolit ishte ish-lojtari i përfaqësueses italiane të moshave, Caprari.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...