I shtati në karrierë – Lionel Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021

PUBLIKUAR

Lionel Messi është fitues i çmimit më të madh individual që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 – Topi i Artë.

I përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, renditja e njëzet prej të cilëve u publikua më herët, kurse gjatë ceremonisë u tregua edhe lista e top-10, ai arriti ta kryesonte këtë listë.

Dhe në ceremoninë madhështore të zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris të Francës, e fitoi çmimin më prestigjioz, Topi i Artë, i cili ndahet nga France Football.

(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Kjo është hera e shtatë në karrierën e tij të jashtëzakonshme që superylli argjentinas e fiton këtë çmim dhe tashmë ka dy trofe më shumë se rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo…

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ishte konkurrenti më i madh i Messit për trofeun e këtij viti, por polaku përfundoi i dyti.

Triumfi në Copa America besohet t’ia ketë dhënë shtytjen më të madhe 34-vjeçarit për të vënë një tjetër rekord historik në fitimin e çmimit më të madh individual për futbollistë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...