Jakson Ragnar Follmann, portierit të mbijetuar të Chapecoense, iu është amputuar këmba
Portieri brazilian, Jakson Ragnar Follmann, një nga gjashtë të mbijetuarit e aksidentit të avionit ku po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit Chapecoense, ka humbur njërën nga këmbët.
Amputimi i gjymtyrës u pa i domosdoshëm nga doktorët raporton SporTV, përcjell Express.
Familjarët, në deklarata për këtë televizion brazilian, janë shprehur të lumtur që Follmann vazhdon të jetojë.
“Në një aksident ajror, mundësia për të mbijetuar është pothuajse zero. Është mrekulli e Zotit që djali im është gjallë akoma”, u shpreh babai i futbollistit.



