Jo rrallë herë është bërë objekt bisede numi i madh i followers që kanë VIP-at shqiptarë në Instagram, ku në një vend si i yni me një popullsi 2.8 milion banorë shumë VIP-a kanë mbi një 1 milion ndjekës.
Por pavarësisht debatit, ansjëherë personazhet publikë nuk e kanë pranuar të kenë blerë followers ose views në YouTube.
E megjithatë, një i ri ka menduar të shuajë kuriozitetin e të gjithëve se si të famshmit shtojnë followers-at.
Albert Kasemi ka shkruar për JOQ:
Përshëndetje JOQ! Po ju nis ca foto nga storiet e mia në Instagram pasi pati shumë po shumë impakt. Zbulova programin ku blihen followers, liket, shikimit plus edhe komentet.”
Kasemi e ka nisur me Franceska Jaçen, sipër profilit të së cilës shkruan:
Kur zgjohesh nga 150k me 201k. Nuk kuptohet fare që i ke blerë! Po të paktën merrini avash se latë nam! Nejse gjithë mund të bëheni me shumë followers dhe ky është programi për pordhalitet: SmartPromo.”
Ndërsa për Aurela Hoxhën shkruan:
Këto janë komentet që merr Aurel Hoxha në foto…çne janë kaq shumë të huaj? Ça ka bërë kjo që gjithë këto adresa koti të huajsh e komplimentojnë?! Nejse edhe komentet i gjeni në SmartPromo.”
Më tutje ai vazhdon:
Dëshironi shumë followers. Po se na keni ça trapin tu bo të gjithë si VIP-s. Këtu i blejnë të gjithë dhe gjitha këto pjeshka me shumë followers e me like i marrin këtu. U pa puna po shkërdh*hen për followers e për ca like.
SmartPromo për ato që duan follow si të gjitha k*rvat e Instagramit!”
















