I pazëvendësueshmi Thomas Muller

PUBLIKUAR

Thomas Muller është njëri nga lojtarët kryesor te Bayern Munich dhe më meritori për sukseset e Bayernit në vitet e fundit.

Sulmuesi gjerman shënoi një gol në fitoren 2-0 të Bayernit ndaj Hertha Berlinit, ndërsa drejtori sportiv, Matthias Sammer ka folur për të.

Sipas Sammer, Muller është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe i pazëvendësueshëm.

“Thomas Muller është i pazëvendësueshëm dhe një model për Bayernin. Ai është një njeri me të cilin kërkojnë të evidentohen të gjithë”.

“Ai e di shumë mirë kuptimin që ka kjo fanellë dhe çfarë përfaqëson ky klub. Ai është një njeri me shumë besim në vetvete por edhe i përulur”.

“Shumë skuadra do të dëshironin ta kishin në gjirin e tyre sepse ai është një zotëri i vërtetë. Ne jemi shumë të lumtur që arritëm të zgjasnim kontratën me të”, deklaroi Sammer. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...