I mituri në arrati, policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një person është gjetur i lënduar, pasi është therur me thikë nga një tjetër, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuar është një i mitur, i cili ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman të mëtejmë mjekësor, derisa sipas mjekëve, është në gjendje stabile.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 07.11.2021 – 22:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar  ishte gjetur i lënduar pasi ishte goditë dhe therë me thikë,nga një person i mitur i panjohur i cili gjendet në arrati. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK dhe shtrirë në spital për tretman të mëtejme mjekësor, me gjendje stabile sipas mjekëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...