I mbijetuari i familjes Jashari: U plagosa dhe gati u dogja për së gjalli

PUBLIKUAR

I mbijetuari i familjes Jashari, Valdeti, në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme të asaj kohe, kur familja e tij po luftonte kundër forcave serbe.

Valdet Jashari ka treguar për momentin kur ishte plagosur dhe kur kishte humbur disa anëtarë të familjes së vet.

“Kemi incizime kur tanku e godet shtëpinë ku ne ishim brenda, kur nuk mund të hynin brenda i kanë kallur gjithë shtëpitë që kanë qenë aty dhe e kanë gjuajtur një granatë në dhomën ku kemi qenë unë Hamiti, Ramizi, Shahini, dhe në atë moment mua më ka humbur vetëdija, ku jam plagosur dhe kur më ka dalë mpirja e kam parë që afër meje kishte qenë bali Hamit duke u kallur dhe kam filluar ta fikja me duar, ku ka filluar mishi të më kapej në duar”, ka rrëfyer Valdeti për Info Magazinë.

“Aty kemi mbetur unë Shahini dhe Ramizi. Ramizit i kemi thënë dil mbi kulm dhe kalo në anën tjetër, por në momentin që ka dalë mbi kulm e ka qëlluar tanku. Unë dhe Shahini jemi tërhequr nga shtëpia e Sadikut, ka qenë natë, kam qenë i plagosur në gojë, në kokë, në trup, dhe këmbët e kallura”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...