“I lumtur që po luaj sërish me Cristiano Ronaldon”

PUBLIKUAR

Higuain është i lumtur që do të ndajë gjithçka sërish me CR7.

Gonzalo Higuain ka luajtur përkrah Cristiano Ronaldos te Real Madridi mes viteve 2009 dhe 2013, dhe tani ata sërish do të ndajnë gjithçka, por me fanellë të Juventusit.

Higuain ka vetëm fjalë të mira për 34-vjeçarin, për të cilin thotë se tani është më i kompletuar.

“Nuk kam luajtur me Cristianon për shumë vite dhe kur ndalova së luajturi me të, ka qenë më i ri”, u shpreh Higuain.

“Tani kam gjetur lojtar më të kompletuar, që është rritur në termet e ambicies, duke tentuar të fitojë gjithçka dhe të vendosë rekorde”.

“Sinqerisht, jam shumë i lumtur që do të luaj sërish me të”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...