I lidhur jashtë “Big Brother”, Kledi shpreh pëlqim për Beatrix Ramosajn

PUBLIKUAR

Mbrëmë, ish-futbollisti, Kledi Hysa, iu dha mundësia të zgjedh njërën nga vajzat për një darkë romantike, pasi ishte zgjedhur i preferuari nga banorët për këtë javë.

Ai zgjodh këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, për të cilën kishte shprehur edhe më herët simpati si person.

Kledi i rrëfeu djemve të shtëpisë interesimin e tij për Beatrixin.

“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës”- është shprehur ai.

Vetë ai ka treguar pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane, ndërsa tashmë po shfaq interes për një femër tjetër pa mbyllur ende marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë.

Nga ana tjetër edhe Beatrix është shprehur se do të donte t’i jepte Kledit mundësinë ta njihte.

Ditën e djeshme, vetë e dashura e Kledit, jashtë shtëpisë ka dhënë një intervistë në emisionin “Shqipëria Live”.

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”, kishte thënë Haula.

Prezantuesi e pyeti se si është ndjerë kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje.

“Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.”

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...