I duam për interes!

PUBLIKUAR

Diaspora kosovare, e cila për vite me radhë ka blerë “paqen sociale”, po vazhdon të konsiderohet e huaj nga institucionet vendore.

Pa përfaqësim në vendimmarrje dhe pa lehtësira kufitare, bashkatdhetarët po shihen vetëm si remitencë.

Opozita dhe analistët politikë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të bëjë më shumë për mërgimtarët, ndërsa heqjen e “plaçkës kufitare” e konsiderojnë imediate.

Bashkatdhetarët që jetojnë nëpër shtetet e ndryshme të botës, e përbëjnë një të tretën e trungut demografik të Kosovës, ndërsa për vite me radhë ata anashkalohen nga institucionet e vendlindjes. Për institucionet, diaspora shihet më shumë si “remitencë” për të stabilizuar paqen sociale, ndërsa për opozitën si “viktimë” e Qeverisë, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të krijojë më shumë lehtësira për investitorët nga diaspora.

Ata gjithashtu kanë potencuar nevojën që mërgata të mos mbetet e përjashtuar nga vendimmarrja politike, ndërsa taksat kufitare që aplikohet në kufij, për opozitën, janë “plaçkë institucionale”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...