I dënuari në rastin “Kumanova”: Një zot e di kur do të dal nga burgu, Prishtina e Tirana për keqardhje

PUBLIKUAR

I dënuari në rastin “Kumanova”, Enver Hoxha-Klein, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Prishtina dhe Tirana janë për keqardhje kur vije puna tek mbështetja për të burgosurit e rastit “Kumanova”.

Në pyetjen se kur pritet të dalë nga burgu, Hoxha Klein tha se vetëm një zot e di pasi është dënuar me 40 vjet burgim.

Por, deri tash, sipas tij, Tirana dhe Prishtina lënë shumë për të dëshiruar.

“Një zot e di. Presim një angazhim nga shteti shqiptar, Tirana dhe Prishtina. Deri tash asgjë nuk ka ndodhur. Kemi mbetur në mjegull. Jemi pengje politike. Jam dënuar me 40 vjet”, ka thënë Hoxha Klein.

Në pyetjen se a kanë bërë ndonjë gjë Kosova dhe Shqipëria për t’ju ndihmuar të burgosurve në cfarëdo forme, Hoxha Klein u përgjigj me pesimizëm.

“Asgjë, asgjë, (janë) për keqardhje”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...