I bllokohen paratë në bankë pasi që i ka borxh KEK-ut mbi 1000 euro

PUBLIKUAR

untitled

Profesorit të gjuhës angleze, Elmi Tahirit nga Podujeva, i është bllokuar llogaria bankare. Kjo për shkak se ai ia ka borxh KEK’ut një shumë prej më shumë se 1000 eurosh.

Tahiri i ka thënë KlanKosovës se po jeton në kushte të vështira pas bllokimit të mjeteve financiare.

Ai ka thënë se po jeton pa pagë dhe se paga e tij është e bllokuar.

“Më është rrezikuar jeta ime dhe e familjes time”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se është drejtuar në shumë adresa, përfshirë edhe Presidenten e Kryeministrin për t’u kërkuar ndihmë.

“Shteti po na trajton si kriminelë, por nuk jemi kriminelë”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

KRU “Prishtina” njofton se në këtë lagje të Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për shkak të punimeve dhe intervenimit...

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK, Vitia: Të gjitha ato që gjenden në stokun e SHSKUK-së janë publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se...