I arrestuari për terrorizëm Samet Imshiti, kishte paralajmëruar Qeverinë |Foto|

PUBLIKUAR

Samet Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, është njëri prej personave i cili u arrestua për terrorizëm nga Policia e Kosovës së bashku më vëllain dhe nipin e tij.

48 vjeçari Samet Imishti,u arrestua mëngjesin e sotëm nga Njësia kundër Terrorizimit e Policisë së Kosovës. Ndërkohë që Gazeta Express përmes burimeve të saj ka kuptuar se vëllai i tij Ismail Imishti është i arrestuari tjetër, bashkë me djalin e tij Mërgimin, në Brescia të Italisë ku jetonin prej kohësh.
Por, se Samet Imshiti, kishte lidhje të forta me rrjetin terrorist ISIS, e dëshmon edhe vetë kjo fotografi e postuar në Facebook, nga  Imshiti, raporton Gazeta NewBorn.
Samet Imshiti para disa ditësh kishte postuar një foto në profilin e tij në Facebook duke u etiketuar kështu sëbashku me Qëndrim Arifin, ku kishin dhënë edhe një mesazh për Qeverinë e vendit, e ku kishin shkruar se  se shpejti do ta vendosin edhe flamurin e këtij grupi mbi objektin e Qeverisë së Kosovës, kështu e dëshmon fotoja e vendosur nga ai dhe shoku i tij Qendrimi, transmeton Gazeta NewBorn.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...