I arrestuar prej tre muajsh në Dubai, reperi Cllevio pritet të ekstradohet në Shqipëri

PUBLIKUAR

Rep-artisti i njohur shqiptar, Kleviol Ahmeti, i njohur me nofkën “Cllevio”, është ndaluar rreth tre muaj më parë në Emiratet e Bashkuara të Arabisë, në Dubai, dhe tashmë pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas burimeve të Express, Cllevio ka nënshkruar dokumentet që e obligojnë të përballet me akuzat në Shqipëri, të cilat ai pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij. Ekstradimi është planifikuar për nesër, më 8 tetor, nga Interpol, dhe pritet që në kryeqytetin shqiptar të zbulohet më shumë rreth situatës ligjore të artistit.

Tashmë, me rikthimin e tij në Shqipëri, vëmendja e publikut dhe mediave është rikthyer tek Cllevio, dhe pritet që ai të japë versionin e tij për ngjarjet që çuan në arrestimin e tij në Emiratet e Bashkuara.

Ky moment pritet të sjellë qartësi mbi situatën e artistit, duke bërë që historia e Cllevios të marrë një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e tij publike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...

“S’po blen ma like a?”, Elijona nuk përmbahet, ia kthen përgjigjen ndjekses (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga...