Hyseni tregon se përse Kosova akoma nuk është bërë anëtare e INTERPOL-it

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, në konferencën e fundvitit, ka thënë se viti 2016, ka qenë vit që kjo Ministri ka shënuar mjaftë të arritura.

Sipas tij, është Policia e Kosovës ajo që ka qenë më e suksesshme, raporton “Zeri.info”.

“Policia e Kosovës gjatë vitit që po lëmë ka zhvilluar mbi 900 operacione të ndryshme, disa shumë komplekse por, të suksesshme. Ka goditur mbi 83 grupe kriminale duke arrestuar persona të ndryshëm. Agjencia e Kosovës për forenzikë, ka kryer 4500 forenzika. Janë finalizuar strategjitë e reja për kontrollimin e armëve të vogla dhe të lehta. Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste në fushën e terrorizmit. Policia po ashtu ka arrestuar 33 persona. Sa i përket sigurisë në bashkësi, MPB fokus të veçantë ka vënë mbi fushatat vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore”, deklaroi Hyseni, raporton “Zeri.info”.

Ministri Hyseni po ashtu gjatë kësaj konference po ashtu tregoi edhe arsyen përse Kosova këtë vit nuk është anëtarësuar në INTERPOL.

Sipas tij, anëtarësimi i Palestinës ka bërë që aplikimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të shtyhet, raporton “Zeri.info”.

“Anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e ka vështirësuar anëtarësimi i Palestinës dhe kjo ka bërë që aplikimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të shtyhet. Ne presim që vitin e ardhshëm në Pekin aplikacioni ynë të vihet në votim dhe Kosova të bëhet pjesë e INTERPOL ”, deklaroi Hyseni. /ZËRI/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...