Hyseni: Shumica e kritereve për liberalizim të vizave janë plotësuar

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka pritur të premten në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz-Galluci dhe zëvendësshefin e kësaj zyre, Andre Forde.

Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me prioritetet e MPB-së, në përmbushjen e obligimeve në procesin e liberalizimit të vizave. Gjithashtu, është biseduar për bashkëpunimin mes MPB-së dhe Këshillit të Evropës.

“Shumica e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave tashmë pothuajse janë plotësuar. Prandaj, presim që të kemi vlerësim pozitiv. Gjithashtu presim nga Këshilli i Evropës (KE) mbështetjen në procesin e aplikimit dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota”, ka thënë Hyseni.

Në anën tjetër, shefja e Zyrës së KE-së në Prishtinë, Isabelle Servoz-Galluci, ka shprehur gatishmërinë e saj për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, ndërmjet KE-së dhe MPB-së.

“Ne do të vazhdojmë ta përkrahim dhe asistojmë Kosovën me të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion në fusha të ndryshme”, tha Servoz-Galluci.

Hyseni poashtu ka falënderuar shefen e Zyrës së KE-së në Prishtinë, Isabelle Servoz-Galluci për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...