Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ekipet emergjente kanë intervenuar në segmentet rrugore të cilat u bënë më vështirë të kalueshme si shkak i reshjeve të shiut.

“Për shkak të reshjeve dhe situatës së krijuar në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren dhe po e përcjellim nga afër gjendjen në gjithë territorin e Gjilanit. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka intervenuar në disa pika problematike dhe po vazhdon monitorimin e vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit”, ka shkruar Hyseni.

Ndërkohë që u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes.

“U bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës”, bëri thirrje Hyseni.

SHIKO MË SHUMË

Temperaturat nën zero në të gjithë vendin

Sot të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative. Temperaturat minimale parashihen të...

Reshjet paralizojnë disa rrugë të vendit, Durmishi: Ka ende bllokim në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji, rrëshqitje dheu dhe...

Gjendja pas të reshurave në Prishtinë, ekipet emergjente intervenojnë në 7 raste

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet emergjente të saj janë në terren që...