Hyseni: I identifikuam të gjithë ata që u bën pjesë e ISIS-it

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare “Gërmia Hill”, është shprehur se krizat dhe konfliktet në Ukrainë dhe në Siri, kanë ndikuar edhe në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj, ai po ashtu tha se në Kosovë kishte simpati për opozitën siriane dhe implikimet ishin direkte.

“Është fakt që Kosova për kokë banori ka prodhuar pjesëtarë për luftërat e huaja, mirëpo tani ne e kemi situatën nën kontroll. Kemi identifikuar gati secilin qytetar që është vrarë në Siri apo që është kthyer nga atje. Do të bëjmë gjithçka që nevojitet që ta mbrojmë vendin nga këto veti”, ka thënë ministri i brendshëm, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...