Hysaj tregon se si u prit te Napoli pas kualifikimit në Evropian

PUBLIKUAR

lseid Hysaj është tepër i lumtur për suksesin e Kombëtares së shqiptarëve e cila u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian.

Mbrojtësi i Kombëtares ka thënë se ky sukses ka vlerë të veçantë për skuadrën, por më shumë për vendin, pasi tifozët kishin vite që po e prisnin këtë.

“Është një arritje historike, nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ky kualifikim është i jashtëzakonshëm, pasi është tepër i rëndësishëm për lojtarët, por mbi të gjitha për Kombin”.

“Të gjithë bashkëlojtarët te Napoli më përgëzuan për suksesin e arritur dhe kjo ishte një gjë e mirë”.

“Tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i marrin ndeshjet një e nga një. Të ëndërrosh nuk është e ndaluar, të gjithë ëndërrojnë. Edhe unë ëndërroja të shkoja në Evropian me Shqipërinë dhe ia arrita duke punuar”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për Radio Kiss Kiss. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...