Hysaj pranë kalimit në Valencia

PUBLIKUAR

Pas lëndimit të Cristiano Piccinit, Valencia ka trokitur në derën e Napolit për t’i kërkuar shërbimet e Elseid Hysajt.

Klubi nga La Liga, synon ta zëvendësojë Piccinin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Valencia i ka kërkuar Napolit ta huazojë Hysajn për sezonin aktual 2019/20 dhe të ketë opsion për ta blerë atë përfundimisht verën e ardhshme.

Menaxheri i shqiptarit, Mrio Giuffredi, ka konfirmuar për Sky Sport se ka pasur bisedime mes palëve për Hysajn.

“Kemi qenë në kontakt me Valencian këtë mëngjes. Do ta shohim nesër nëse kushtet janë të duhurat për ta mbyllur marrëveshjen”, tha ai.

Hysaj është tepricë në Napoli dhe ka qenë në radarin e Interit, Atletico Madridit dhe Juventusit gjatë kësaj vere. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...