Hysaj kthehet në vendlindje me një mision të jashtëzakonshëm (Foto)

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares Shqiptare dhe i skuadrës së Napolit është rikthyer ditën e sotme në vendlindjen e tij në Rec të Malësisë së Madhe.

Shkodrani është kthyer me një mision humanitar, ku ka ndihmuar familjen Gjonaj, djemtë e së cilës kanë mbetur jetim që në moshë të vogël duke hasur vështirësi të mëdha ekonomike.

Duke i njohur që të vegjël pasi është rritur me ta, Hysaj ka menduar që t’i ndihmojë dhe të kalojë edhe një ditë me ta.

Në këtë mënyrë Hysaj ka treguar që është një njeri i madh dhe jashtë fushës së blertë, ku jemi mësuar ta shohim. /Telegrafi/

hysaj

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...