Hysaj kërcënon Sanen

PUBLIKUAR

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit, e ka kërcënuar yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane

Napoli dhe Manchester City do të përballen të mërkurën, në San Paolo, në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo mund të konsiderohet si ndeshje vendimtare për ekipi italian, i cili synon që të kalojë fazën e grupeve.

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj është optimsit për këtë ndeshje, derisa ka premtuar se do ta ndal yllin e Manchester Cityt,  Leroy Sane.

“Ai është një lojtar i fortë, teknikisht dhe fizikisht. Ne do të flasim për të, por unë e kam studiuar tashmë se si ta ndal Sanen”, ka deklaruar mbrojtësi i Shqipërisë për Radio Kiss Kiss.

Më mirë se në garat evropiane, Napolit po i ecën në Serie A ku është edhe lider i tabelës. Hysaj thotë se skuadra napolitane do ta provoj që ta fitojë Scudetton këtë sezon.

“Fitimi i titullit me Napolin është me siguri njëra nga ato gjërat që duhet të provoj, e që për momentin nuk mund ta imagjinoj. Tifozët, megjithatë, e meritojnë një sukses të tillë dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’ua dhuruar këtë kënaqësi”, ka theksuar ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...